Zëvendësministrja e Brendshme, Rovenda Voda ,nga Bashkia e Durrësit ka bërë publik bilancin e banesave të dëmtuara nga tërmetet e njëpasnjëshme.

Voda tha se në Bashkinë Durrës janë inspektuar 748 objekte të inspektuara, nga të cilat 270 janë shpallur të pabanueshme dhe do të shemben 34.

Në Bashkinë e Krujës janë inspektuar 2185 objekte, 748 të pabanueshme dhe 8 prej tyre janë vlerësuar për t’u prishur, ndërsa në Shijak nga 1218 objekte të inspektuara, 717 janë të pabanueshme dhe nga këto do të prishen 228.

Zv.ministrja bëri me dije gjithashtu se deri më tani janë shembur 27 objekte, nga të cilat 10 në Thumanë dhe 17 në Durrës.

“Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:
– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.
– 3 objekte ku janë vendosur ndihmat.
– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.
– 4 qendrat e akomodimit në hotele”, theksoi më tej Voda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re