Mes lajmeve të frikshme që na rrethojnë këto ditë nga përhapja e koronavirusit, që së fundi tek ne shënoi 304 të prekur, ka për fat edhe lajme të mira.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot një lajm të mire lidhur me numrin në rritje të personave që janë shëruar.

“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89”- tha ministria në komunikimin e sotëm me mediat lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re