Ashtu si çdo fillim viti, kreu i qeverisë, Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje të kabinetit qeveritar.

Mbledhja do të mbahet më 9 janar, ndërsa pritet që të bëhet një bilanc për vitin që lamë pas dhe të vendosen objektivat për vitin 2024.

Në mbledhje marrin pjesë edhe drejtuesit e lartë të PS-së, sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi dhe kryetari i Grupit Parlamentar Bledi Çuçi.

Tashmë është bërë traditë që Rama e nis vitin me një mbledhje me kabinetin, prandaj takimi pritet të jetë i formatit “retreat”.

Në 2025 Shqipëria mban zgjedhjet e përgjithsme parlamentare, ndaj PS-së do t’i duhet të ndezë motorët e fushatës elektorale që tani.

Në konferencën e fundvitit, ku bëri një pasqyrë të 2023-it, Rama e konsideroi një nga vitet më të mira për Shqipërinë, ku rritja ekonomike kaloi pritshmëritë. Gjithashtu u kalua objektivi i numrit të turistëve që vizituan vendin tonë përgjatë 12 muajve, pasi numri i tyre arriti në mbi 10 milionë./vizionplsu.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re