Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut ka njoftuar se gjithsej 343 anëtarë kanë vdekur nga sëmundjet që lidhen me praninë e tyre në vendet e sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Listës së trishtë ditët e fundit i janë shtuar edhe dy vdekje të tjera. Bëhet fjalë për një teknik 67-vjeçar që vdiq nga kanceri dhe një zjarrfikës 73-vjeçar në pension, i cili vdiq nga fibroza pulmonare.

Në të dyja rastet, sëmundjet besohet të jenë rezultat i punës së tyre në Qendrën Tregtare Ndërkombëtare që u shemb gjatë sulmit.

Raportohet më tej se rreth 11,000 njerëz që nxituan në vendngjarje (zjarrfikës, polici, infermierë) vuajnë nga sëmundje të lidhura me sulmin. Prej tyre, 3500 vuajnë nga kanceri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re