Autoritetet Italiane të shëndetit kanë njoftuar të hënën se vendi ka regjistruar brenda ditës 179 viktima si pasojë e koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 30,739. Numri i viktimave i regjistruar brenda një dite pësoi një rritje të lehtë krahasuar me shifrat e regjistruara të dielën.

Ndërkohë, numri i të infektuarve brenda ditës qëndroi sërish nën 1,000 për të dytën ditë radhazi. Sipas autoriteteve të shëndetit, gjatë ditës së sotme janë regjistruar 744 raste të reja me koronavirus.

Numri i rasteve të reja brenda ditës ishte më i ulëti që më 4 mars ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 219,814. Po ashtu, që nga fillimi i epidemisë e deri më tani të paktën 106,587 persona janë shëruar nga koronavirusi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko