Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës në terren për javën që po lemë pas.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se 16 drejtues automjetesh janë arrestuar, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, apo drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë kësaj jave janë vendosur më shumë se 12 mijë masa admistrative.

Njoftimi:

Policia Rrrugore në Tiranë ka publikuar bilancin bilancin e një jave, në lidhje me masat administrative dhe arrestimey të bëra në kuadër të shkeljeve të qarkullimit rrugor.

Nga data 14-20 prill, policia ka arrestuar 16 persona për disa shkelje, ku:

6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.
2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.
1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.
5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.
1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Ndërkaq, gjatë javës, në total janë vendosur 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera, konkretisht:

 774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
8732 masa për qëndrim të gabuar.

Janë bllokuar edhe 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re