Të paktën 58 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 515 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi Stephen Paddock hapi zjarr nga dhoma e tij e hotelit në Las Vegas.
Paddock i mori jetën viktimave, kur filloi të shtinte mbi turmën që ishte mbledhur për të ndjekur nga afër festivalin e muzikës country.
64-vjeçari ishte banor i Meskviti në Nevada dhe nuk kishte asnjë ka dosje kriminale, madje as gjobe për parkim të paligjshëm.
“Nuk dimë edhe aq shumë për Paddock. Jetonte në qytetin tonë, ndërsa policia asnjëherë nuk ka pasur kontakt me të”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë në Mesgvit, Queen Evert.
“Kurrë nuk kam menduar se do të vjen një ditë kur do të përjetoj diçka të tillë, pas plot 27 viteve shërbim në polici. As që kemi menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte”, ka deklaruar polici Kevin McAmahil.
Forcat e policisë arritën të futen në banesën e tij sot dhe reagimi i tyre ishte habia që nuk gjetën asnjë të veçantë, asgjë të pazakontë që lidhej me këtë akt tronditës.
Sipas sherifit të Las Vegasit, policia kishte gjetur pak municion, por asgjë të përmasave dhe natyrës makabre të sulmit. Personi hapi zjarr nga kati 32 i Hotelit Mandalay Bay në Las Vegas, pasi theu xhamin e dritares së dhomës së Hotelit. Ai shtiu mbi turmën prej rreth 22 mijë njerëzish që kishte ardhur për të ndjekur koncertin.
Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes në pjesën jugore të qytetit, e njohur si Las Vegas Strip, ku ndodhen hotelet dhe kazinotë më të famshme të qytetit, tregonin njerëzit që fshiheshin për t’u mbrojtur dhe vraponin duke bërtitur, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re