Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit. Numri i të infektuarve dhe i viktimave në SHBA është shumë herë më i madh se në vendet e Evropës apo Azisë.

Në 24 orët e fundit të paktën 1,568 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke bërë që bilanci total i viktimave të rritet në 80,848.

Ndërkohë, numri total i të infektuarve në SHBA është 1,369,994 dhe nga kjo shifër, 1,032,801 raste mbeten aktive.

Neë York-u është shteti më i prekur nga Covid-19 në të gjithë vendin me 345,406 të infektuar dhe 26,812 viktima, i ndjekur nga New Jersey ku numërohen 140,008 të infektuar dhe 9,264 viktima.

Kujtojmë këtu se ish-presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar së fundmi se mënyra sesi administrata Trump e ka menaxhuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi është një “katastrofë kaotike absolute.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re