Media gjermane pretendon që kancelarja Angela Merkel tha se masat kufizuese të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në atë vend duhet të vazhdojnë për të paktën dy muaj të tjerë.

Sipas Bild, Merkel tha në takimin e grupit të punës për punët e brendshme se masat e rrepta duhet të qëndrojnë në fuqi edhe për tetë deri në dhjetë javë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Thuhet gjithashtu se Merkel paralajmëroi se numri i rasteve do të rritet dhjetëfish deri në Pashkë nëse nuk arrijnë të mbajnë jashtë vendit llojin e ri të koronavirusit, i cili kohët e fundit u shfaq në Britaninë e Madhe.

Pashkët Ortodokse në 2021 bien më 2 maj, ndërsa Pashkët Katolike festohen më 4 Prill.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re