Një një intervistë për Fax News, arkeologu Apollon Baçe e ka quajtur skandaloz planin e qeverisë shqiptare për tia dhënë menaxhimin e Butrintit një fondacioni privat.

Baçe u shpreh se ky ndryshim i planit të menaxhimit të Butrintit ka si qëllim kryesor rritjen e përfitimit financiar, edhe pse në momentet që flasim ky site kulturor, nxjerr 2.4-2.4 milionë euro të ardhura, të cilat në shumisë sipas arkleologut zhduken.

Baçe tha se përpara se socialistët të vinin në pushtet ka pasur një plan dhe një projekt të detajuar për Butrintin, i cili sipas tij u hodh në kosh me ndryshimin e qeverive. Plani i tanishëm sipas Baçes, nuk ka asnjë pikë, që të zbulojë çfarë do të bëhet për uljen e nivelit të ujit brenda në Butrint, ku edhe një pompë që shërbente që prej kohës së dikraturës është zhdukur.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Baçe, ishte dhe prirja e drejtuesit të fondit shqiptaro-amerikan për ta quajtur Butrintin një qytet grek, dhe jo kaon, që në fakt është një nga shtrembërimet më të rrezikshme të historisë shqiptare.

“Butrinti ka 263 mijë vizitorë, të ardhurat në një vit janë 2.4 ose 2.5 milionë euro, nëse bileta do të dyfishohet, unë nuk e di se pse duhen më shumë para. Në Butrint nuk lejohet që të bësh ndërtime të tjera, ky 7 milionë euro, që thuhet se do të investohet, për çfarë do të shkojë? Për një katering që të sjell një shumë tepër të madhe.

Bileta do të shkojë 20 mijë lekë, të shkojë një familje shqiptare dhe të paguajë 100 mijë lekë apo dollarë, nuk është gjë e pakët. Mund të jetë një gjë normale për turistët e huaj, do të sjellë dyfishim ose trefishim të të ardhurave. Pse ka nevojë Butrinti për lekë, nga këto 2.4 milionë të ardhura që nxjerr, 70% e tyre futen në disa vrima të errëta.

Butrinti sot nxjerr lekë, dhe thuhen se nuk nxjerr lekë, është bërë si dikur po të zësh në gojë Amerikën ti je antiamerikan. Unë nuk e ndjej veten të tillë, nëse Shqipëria është sot një shtet, është në sajë të letrës që im atë i ka dërguar presidentit Uillson, unë kam qenë i dyshuar si agjent i CIA-s. Qënka amerikane dhe gjithçka qenka e përfunduar?

Nuk është Amerika që e bën këtë, por bëhet për një fitim. Këtu është një fitim i pastër, i pari që e ka bërë planin për Butrintin është sekretar i një prej degëve të Uneskos, mbahet si më i miri për këtë. Me ndërrimin e pushteteve në 2013 plani që ne bëmë u hodh në kosh. Plani tjetër që u bë ishte një superskandal. Plani i parë kishte të skicuar çdo gurë, kishte kohën e përdorimir të gelqeres, të heqjes së bimëve, puset e kontrollit, që të nxirrte ujin nëntokësor.

Butrinti ishte i thatë komplet, edhe në kohën e komunizmit ka qenë një motorpompë që e hiqte ujin, dhe tani është hequr fare. Është një plan skandaloz, që thotë se duhet të hiqet bimësia. 40 herë përsëritet e njëjta gjë. I gjithë plani konkludon në ndërtimet e reja që do të bëhen. Isha në një komision parlamentar, pa televizion, se kur vjen televizioni të gjithë duan të duken.

Bëhet një bord,  ku në krye është ministrja, çfarë pune ka ministrja? Ajo nuk merr vesh fare nga kjo çështje. Në krye të këtij fondacioni qëndron një person shumë negativ, që kërkon ta shndërrojë Butrintin në një koloni greke, Butrinti është qytet kaon, trojanët nuk kanë qenë miq të grekëve, është një qytet ilir. Kaonët janë fise ilire, fillohet deformimi, një njeri që është kundër vendit tënd ta vësh në krye të këtij bordio?”, u shpreh Braçe gjatë fjalës së tij.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re