Në janar të vitit 2023 udhëtarët e transportit ndërqytetas pritet të kenë mundësinë e përdorimit të biletave elektronike.

 

Formati i dixhitalizuar i biletës do të përfshijë të dhëna të tilla si emri i pasagjerit, vendin ku do të ulet, destinacionin, orën e nisjes si edhe atë të mbërritjes. Prenotimi i saj online do të jetë i ngjashëm me biletat ajrore dhe për qytetarët do të jetë funksional ne tri forma:

 

 

DASHNOR MEMAJ

SHOQATA E TRANSPORTIT INTERURBAN VERI

 

“Me agjencitë e transportit, prerjes së biletës online përmes aplikacionit dhe prerja e biletës në autobusë me pajisjen fiskale, këto janë format që japin zgjidhje dhe lehtësi për operatorët.”

 

Udhëtarët mund të gjejnë një biletë online në platformën e-transport. Momentalisht ajo përdoret nga operatorët e transportit për rilicencim dhe po punohet për të shtuar edhe shërbimin e biletës elektronike, i cili nuk do të ketë kosto shtesë për qytetarët.

 

 

DASHNOR MEMAJ

SHOQATA E TRANSPORTIT INTERURBAN VERI

 

“Për qytetarët nuk do të ketë shtesë kostosh, nuk ndikon në vçmimin e biletës, vetëm e formalizon si sektor. Për operatporët do të ketë një kosto. Për pajisjen nuk kemi ende një çmim, por procesi i fiskalizimit kërkon pjesët e veta si certifikata, rinovimi, pajisja duhet të ketë edhe internet për funksionimin e saj.”

 

Nëse kjo risi funksionon mirë në transportin ndërqytetas, do të aplikohet më pas edhe për transportin brenda qytetit. Operatorët kanë pritshmëri që përmes biletave elektronike të zhdukin evazionin fiskal, të largojnë informalitetin e sektorit dhe të përmirësojnë shërbimin për udhëtarët.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re