Ish presidenti i SHBA Bill Clinton ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë, aty ku edhe do të zhvillohet ceremonia që pritet të nisë në orën 19:00.

 

Në axhendë është parashikuar që do mbahet fjala përshëndetëse e kryeministrit Rama si dhe nderimin e mikut të kombit shqiptar me  “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

 

Më pas, ish presidenti Clinton do të mbaje edhe një fjalë drejtuar popullit shqiptar.

 

Të shumtë në numër janë ata që kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur edhe flamurin amerikan në dorë.

 

Në shesh janë edhe politikanë nga opozita e mazhoranca, mes tyre edhe ish kreu i PD Lulzim Basha.

 

Ajo që bie në sy është mungesa e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur non grata nga DASH.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re