Gruaja e bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates, ka shpjeguar në një intervistë për BBC Radio Live, se familja Gates ka qenë në pritje që një pandemi të ndodhë, që prej disa vitesh.

Melinda Gates that se, familja kishte diskutuar se çfarë do të ndodhte në rast të një pandemie dhe a do të kishte mjaftueshëm ujë dhe ushqime.

“Disa vite më parë, ne diskutuam për disa çështje. Po sikur të mos ketë ujë të pastër? Po nëse nuk do të ketë mjaftueshëm ushqim? Ku mund të shkojmë? Çfarë mund të bëjmë si familje? Mendoj se ne duhet t’i bëjmë vetë këto përgatitje.
Ne kishim përgatitur dhe kishim ushqime në bodrum në rast se na nevojiteshin dhe tani jemi të gjithë në të njëjtën situatë”, tha Melisa Gates.

Bill Gates ka paralajmëruar se një pandemi rrezikon të shfaqet në botë, që prej vitit 2010 dhe gjithashtu ka deklaruar se bota nuk ishte e përgatitu për një pandemi të mundshme.

Gates, ka qenë kritik ndaj vendimit të Presidentit Trump, për ndalimin e fondeve, ndaj OBSH-së, në mes të një pandemie, duke e quajtur një veprim “të rrezikshëm”.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re