Bota duhet të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022 falë vaksinave kundër COVID-19, tha Bill Gates në një intervistë me gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe kanalin televiziv TVN24.

“Kjo është një tragjedi e pabesueshme”, tha bashkë-themeluesi i Microsoft rreth pandemisë, duke shtuar se lajmi i vetëm i mirë është qasja në vaksina.

“Deri në fund të vitit 2022, ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet,” tha Gates.

Gates, një miliarder i cili u tërhoq nga pozicioni i lartë i Microsoft në 2014, i ka kushtuar të paktën 1.75 miliard dollarë përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates përgjigjes globale të pandemisë.

Kjo përfshin mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimin dhe trajtimet e mundshme.

Programi COVAX, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), kërkon të sigurojë dy miliardë doza vaksinash në vendet e varfëra deri në fund të vitit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re