Sipërmarrësi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, foli për ndryshime të rëndësishme për shkak të inteligjencës artificiale në të ardhmen e afërt, brenda pesë viteve të ardhshme.

Përdorimi i inteligjencës artificiale ka ngjallur frikën se teknologjia do të eliminojë miliona vende pune në mbarë botën.

Fondi Monetar Ndërkombëtar raportoi këtë javë se rreth 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund të ndikohen nga rritja e inteligjencës artificiale.

Gates nuk pajtohet plotësisht me këto të dhëna, por ai beson se, siç ka treguar historia, teknologjia, edhe pse në fillim shkakton frikë, krijon mundësi.

“Ashtu si me produktivitetin e bujqësisë në vitin 1900, njerëzit thoshin, “Hej, çfarë do të bëjnë njerëzit?”

“Në fakt, shumë gjëra të reja, shumë kategori të reja pune janë krijuar dhe ne jemi shumë më mirë se kur të gjithë bënin punë bujqësore”, tha Gates. 

“Kështu do të ndodhë këtu”, shtoi ai. 

Në një intervistë për CNN ai parashikoi se inteligjenca artificiale do t’ua bëjë jetën më të lehtë të gjithëve, duke theksuar konkretisht se ajo i ndihmon mjekët të eliminojnë burokracinë e profesionit të tyre.

Sa i përket ChatGPT, ai theksoi se integrimi i kësaj teknologjie në fushën arsimore apo mjekësore do të ishte “fantastik”.

Microsoft ka një partneritet shumë miliardë dollarësh me OpenAI./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re