Deputetja demokrate Jorida Tabaku nga Kuvendi ka komentuar sot ardhjen e ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili mbërrin sot (3 korrik) në Shqipëri për herë të parë.

Tabaku është shprehur me kritika ndaj mazhorancës, ku tha se kjo e fundit po e trajton vizitën e tij si vizitë private, pasi  ish-presidenti Clinton duhet të përshëndetej nga Kuvendi.

“Përshëndes dhe uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton. Do kish qenë e udhës të përshëndetej nga kuvendi E para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët ashtu siç ka thënë; Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen. Do kish qenë normale që ky parlament t’i uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private”, tha Tabaku.

REFORMA NE DREJTESI

Me tej Tabaku ka komentuar dhe raportet e institucioneve te drejteise, por edhe nismen e maxhorances per lejimin e kultivimit te kanabisit.

“Së dyti, sot ne diskutojmë raportet e institucioneve të drejtësisë që ka interes. Ne të gjithë e përdorim drejtësinë si retorikë të ditës, sot I kemi përfaqësuesit në parlament për të na dëgjuar se kush janë shqetësimet tona. Ju kujtoj që nga shtatori I vitit të shkuar iinstitucionet e drejtësisë kanë paraqitur disa propozime dhe kërkesa në lidhje me ndryshimet.

Janë bërë 8 vite që është ndryshuar kushtetuta dhe miratuar paketa e ligjeve. Siç edhe kuptohet ka pasur probleme që lidhen si me zbatimin, me influencën politike, me shkollën e magjistraturës, me hapësirën që hapin këto institucione me politikën.

Opozita ka qenë e hapur që të diskutojmë jo me listë dëshirash por me ndryshime që janë në një farë mënyre akomodim I interesave të individëve të caktuar. Por ne duhet të flasim për çfarë ka nevojë kjo drejtësi e re për të funksionuar? Ne po mbyllim sesionin dhe nuk jemi gati për të miratuar paketën e ndryshimeve të tjera në reformën në drejtësi.

Së treti, është prezantuar një ligj nga qeveria për kanabisin mjeksor. Për mua, nuk duhet në mënyrë absolute që të lihet për dy javët e fundit dhe të miratohet në seancën e fundit në parlament. Nëse ka diçka të nevojshme ky parlament është nevoja e ndryshimeve të paketës së reformës në drejtësi. Çfarë mund të bëjmë ne ndryshe? jo arnime! Si mund ta përmisojmë sistemin?

Paraqitja e ligjit për kanabisin mjeskor dhe heqja nga portal I diskutimit public për ta sjellë shepjt në parlament pa I dhënë hapësirë as shoqërisë civile, as grupit të interest, donatrëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për mua lë dyshime. Në emër të PD kërkoj që mos ta nisim diskutimin mbi këtë ligj. Mos na vendosni përpara përgjegjësisë që të bëhen seanca maratonë ndërkohë që parlamenti ka qëndruar për muaj bosh pa shqyrtuar asnjë ligj”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re