Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton pritet të mbërrijë në Shqipëri në orën 14:30. Detaje të tjera janë mësuar nga axhenda e vizitës së Bill Klinton në Tiranë, ngjarje e cila po pritet me interes nga qytetarët shqiptarë.

 

Ceremonisë në nderin e tij, do t’i paraprijë një takim me kabinetin qeveritar në orën 18.30, ndërsa 30 minuta më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë qytetarët do të munden të ndjekin nga afër fjalimin e tij.

 

Sot qeveria shqiptare do t’i japë presidentit Klinton “Yllin e mirënjohjes për arritjet publike” dhe presidenti Bill Klinton e kryeministri Edi Rama do të përcjellin nga një mesazh para të gjithë qytetarëve, që do të mblidhen për të nderuar një prej presidentëve më të rëndësishëm për kombin shqiptar.

 

Fillimisht do të jetë kryeministri, Edi Rama që do të mbajë fjalën e tij në orën 19:15, ndërsa sipas axhendës parashikohet të zgjasë vetëm 15 minuta. Më pas vjen nderimi i presidentit amerikan, teksa fjala e tij është parashikuar të mbahet në orën 19:25.

 

Vendimet e Bill Klinton ishin historike për shtetin e Kosovës, falë së cilit mori fund lufta me Serbinë. Bill Clinton është një ndër presidentët më të vlerësuar nga shqipëtarët, ndërsa vizita e tij e fundit daton më 24 marsit 1999. Presidenti Klinton e ka vizituar 3 herë Kosovën, por kjo është hera e parë që ai vjen në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re