Kur është fjala për shëndetin e trurit, natyra na ka furnizuar me disa nga ilaçet më të mira. Ka shumë bimë të cilat e kanë aftësinë ta zvogëlojnë stresin dhe shqetësimin, ndërkohë që na mbrojnë trurin nga demenca, na përforcojnë memorien, përqendrimin, etj.

Nëse truri juaj ka nevojë për pak ndihmë që të ballafaqohet me stresin e përditshëm apo t’i luftojë problemet e ndryshme mendore, atëherë konsideroni këtë ilaç bimor të cilin na ka dhuruar natyra: rozmarinën.

Një nga dokumentimet më të hershme të përdorimit të rozmarinës ka qenë përdorimi i saj si stimulues kognitiv. Rozmarina është e aftë ta rris ruajtjen e kujtimeve, ta përmirësojnë memorien dhe ta rrisin përqendrimin.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re