Bimët medicinale kanë mbetur stok në Kukës.

Në magazina grumbulluesit kanë ende bimë nga viti i shkuar.

Gazmend Koldashi thotë se kjo situatë është shkaktuar nga mungesa e tregjeve.

Ai tregon se industria e grumbullimit të bimëve këtë vit është goditur rëndë edhe nga rënia e euros.

Koha ka qënë e favorshme dhe prodhimi i mbarë por shitjet e pakta kanë vendosur në vështirësi banorët që sigurojne jetesen me kete veprimtari.

Gazmend Koldashi grumbullon cdo vit rreth 300 tone bime mjekesore për eksport. Nga viti i kaluar i kanë mbetur stok rreth 120 ton.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re