Fakti që bimët mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit është i ditur, por një eksperiment i vitit 1989 i NASA e bën edhe më të fuqishëm këtë pohim, pasi rezulton se disa bimë të zakonta shtëpie mund të eliminojnë edhe kimikatet e rrezikshme.
Shkencëtarët i vendosën bimët në dhomëza të izoluara dhe vendosën në to benzen, formaldehide dhe trikloroetilen, kimikate që janë karcinogjene të ditura. Rezultatet ishin mbresëlënëse, pasi disa nga bimët mundën të eliminojnë deri në 90% të kimikateve brenda 24 orësh.
Më poshtë janë bimët që u përdorën nga NASA, shumca e të cilave nuk duan shumë dritë dhe janë të lehta për t’u kujdesur:
Palma e bambusë
Aglaonema
Dredhza angleze
Fikusi
Margarita Gerbera
Dracaena
Marginata
Kallami i Misrit
Lule gjarpri
Zambaku i bardhë
Krizantemat
Warneckei
Bimët i thithin kimikatet e dëmshme nga ajri dhe i depozitojnë në qelizat e tyre dhe në rrënjë. Studimi u pasuar nga një tjetër, ku bimët reaguan në mënyrë të ngjashme edhe për kimikate si amoniaku dhe ksileni./GD/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re