
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, është ndalur tek një nga problematikat më të prekshme në kryeqytet, trafiku.
Sipas tij, çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë.
“Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë ato 15 ditë mund t’i kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”, shkruan Binaj.

