Partia Bindja Demokratike ka dërguar sot listat e kandidatëve për deputetë në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ajo ka kërkuar informacion për të 153 kandidatët e saj, sa i përket të shkuarës dhe lidhjeve të mundshme të tyre me Sigurimin e Shtetit.

Në hartimin e ekipit të kandidatëve të saj Bindja Demokratike ka synuar të ketë një listë me individë të paakuzuar ndonjëherë për afera korruptive, të pacënueshëm nga ligji i dekriminalizimit dhe të pastër sa i përket të shkuarës komuniste.

Nëse në përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve, rezulton që ndonjëri prej tyre ka patur lidhje me strukturat e Sigurimit të Shtetit, kandidati në fjalë do të përjashtohet nga lista e kandidatëve të partisë në zgjedhje.

Bindja Demokratike është e vetmja parti që i është drejtuar deri më tani këtij autoriteti për të verifikuar kandidatët për deputetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re