“Bindja ime është se, ai ka për t’u tërhequr nga marrëveshja për arsye të brendshme”, tha Macron për mediet amerikane, duke shtuar se kjo është ndjesia që ka krijuar personalisht gjatë vizitës në SHBA, e se nuk ka ndonjë informacion konkret.

Trump ka kohë deri më 12 maj për të dalë me një vendim mbi ujdinë që synon t’i parandalojë Iranit prodhimin e armëve atomike. Presidenti republikan ka kërcënuar vazhdimisht se do ta hedhë poshtë marrëveshjen historike, e cila e detyron regjimin e ajatollahëve të kufizojë programin e tij bërthamor, në shkëmbim të pezullimit të sanksioneve ekonomike.

Për Trumpin, pakti i arritur në kohën e paraardhësit të tij, Barack Obama, është tepër i butë. Ai e ka përmendur vazhdimisht mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje më të madhe e me kushte më të ashpra.

Pas puthjeve e përqafimeve, Macron i dha Trumpit një dackë (shuplakë) – thotë shtypi vendas, – duke cituar komentet e udhëheqësit francez që u shpreh në Uashington se, ndryshimi i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara lidhur me disa çështje të rëndësishme globale mund të funksionojë në periudhën afatshkurtër, por këto janë ide shumë të çmendura kur vjen fjala te periudha afatmesme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re