Përgatitja për zgjedhjet e 25 prillit, ka nxjerrë në pah një lloj gare të re mes forcave politike, atë të “rrëmbimit” të anëtarëve nga njëri krah në tjetrin.

Prej disa ditësh në media kemi parë dhjerta lajme për anëtarët që braktisin LSI-në për t’iu bashkuar PS-së. Qoftë anëtarë të thjeshtë apo emra të njohur të politikës, ata kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke braktisur këtë parti.

Tashmë vjen edhe përgjigja e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sot nga Cakrani i Fierit ka prezantuar mbështetësin më të ri, por jo nga mosha në këtë rast, xha Kamberin.

Pjesë nga biseda:

Kryemadhi: Xha Kamberin e kemi pasur dhe socialist

Xha Kamberi: Të thashë kur erdhi Iliri e kam pritur piva kafe

Kryemadhi: Ishe me PS-në atëherë nuk e takove, ta prishi mendjen Kejdi, mbesa jote

Xha Kamberi: Do bëjmë përpjekjet me miq me shokë, të jemi pro për këtë punë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re