Është mirë të kesh një binjak identik, pasi bashkë mund të përfshiheni në shumë “trazira” dhe jeta juaj do të bëhej më interesante. Ndodh pikërisht kështu për dy shqiptarë të Kosovës, në profesionin juristë.
Blendi dhe Genti binjakët identikë nga Prizreni i Kosovës ndryshojnë vetëm nga modeli i flokëve, që i mbajnë të krehura në krahë të kundërt.
Ata rrinë bashkë çdo ditë dhe shfrytëzojnë avantazhet e të qenit binjakë. Vëllezërit thonë se asgjë përgjatë 31 viteve jetë s’ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre. Shpesh herë njerëzit që i njohin i ngatërrojnë për shkak të ngjashmërisë së tyre të madhe. Ata madje tregojnë se zëvendësojnë njëri-tjetrin edhe në takime me vajza.
“Vëllai heziton pak të dalë me vajza, ky heziton dhe ka emocione kur flet me vajza, kështu që unë shpesh marr detyrën të dal dhe të flasë me to”, thotë njëri prej tyre për ATV.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb