Zëvendës rektorja e universitetit “Luarasi”, Ani Dasho, në emisionin “Log.”, në Neës24, ka folur rreth marrëveshjen e bashkëpunimit me London School of Economics, duke thënë se arritja e marrjes së tre programeve bachelor, ka qenë një sfidë shumë e madhe, por në fund u bë realitet.

Dasho tha se tre programet bachelor që kanë marrë janë; Finance, Business and Menagment dhe Data Science and Business AnalYtics dhe se studentët pajisen me dy diploma, një nga Universiteti i Londrës nën drejtimin unik të LSE dhe një nga Universiteti Luarasi.

Gjithashtu tha se sugjerimet për programet erdhën nga erdhën nga Universiteti i Lodrës, pas “një brain storm të kërkesave një analizë të tregut të punës dhe të trendëve.”

Dasho: Duke qenë së bashkë me Fabiola Hysenbelliun, presidenten e Lurarasi, si dy liderë të këtij procesi të gjashtë, shumë të vështirë, jo të lehtë, sepse të aplikosh dhe të bëhesh një nga universitete partnere për të qenë pjesë e një marrëveshjeje të tillë dhe për të bashkëpunuar me Universitetin e Londrës e të marrësh prej tyre programe bachelor, të cilat janë ndër të të njohurat në botë dhe në rajon atë në financë, biznes dhe menaxhim dhe ai që është më i kërkuari për momentin, data science and business analYtics, është një sfidë shumë e madhe, por që u bë realitet.

Aplikimi kaloi në një periudhë shumë të gjatë, diskutimesh dhe marrëveshjes për 7 vite rresh. Pandemia bëri punën e vetë, por një vit më parë u akredituam dhe u licencuam zyrtarisht nga tre borde. Jemi njëherë të vlerësuar sepse vlerësimi i tre bordeve ka qenë i shkëlqyer, pa u kthyer asnjë dokument, asnjë staf akademik mbrapsht për t’u rishikuar dhe rivlerësuar.

Sugjerimet për programet erdhën nga Universiteti i Lodrës. Synimi është në financë dhe trendi i tanishëm… faktikisht ne kishim një degë tjetër, pro sugjerimi i LSE ishte që ne ishim brand shumë i mirë për data science and business analitics. Ata nuk tentuan të kalonin te drejtësia që është numër një në Luaras, por tendenca ishte që tre bachelor-ët të ishin në Fakultetin Ekonomik dhe të IT. Ka pasur një brain storm të kërkesave një analizë të tregut të punës dhe të trendeve.

Ideja që kur të japin licencën si qendër e mësimit të programeve të tyre, këto programe janë totalisht të LSE. Diploma lëshohet nga Universiteti i Londrës, e cila ka nën ombrellën e vetë rreth 17 institucione të arsimit të lartë, ku një ndër ta është LSE.

Ky bashkëpunim është i tillë, ka një diplomë të Universitetit të Londrës nën drejtimin unik të LSE dhe një diplomë të Universitetit Luarasi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko