Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino ka replikuar me një prej studentëve lidhur me vaksinimin e detyrueshëm për tu futur në auditore. Një prej studentëve të mjekësisë bëri krahasimin vitin e kaluar ku nuk u lejuan të futeshin në auditore ndërsa këtë vit u kërkohet llogari përse nuk futen ndërkohë që nuk i lënë prapë pasi kanë vendosur vaksinimin me detyrim.

Ndërsa gjatë momentit që shefja e Departamentit po bënte replikën e saj, studenti tundi kokën në shenjë mos-dakordësioe, por Bino iu drejtuar me togëfjalëshin “mos më tund kokën mua, por lexo”.

Pjesë nga biseda:

Studenti: Ju vjet nuk na futët në auditore, ju tani na thoni pse s’futeni

Silva Bino: Vjet nuk e njihnim virusin, kishim një transmetueshëmri shumë të lartë, gjëra që duhet t’i mësosh, të gjitha këto ishin element që mbronin shëndetin. Studentët luajnë një rol të jashtëzakonshëm për përhapjen e sëmundjes. Jam shumë dakort me ju…stadium ishte skandal..shiko mos më tund kokën mua po lexo studimet…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re