Silva Bino ka folur për procesin e vaksinimit në vendin tonë duke thënë se po ecën me ritme mjaft të mira dhe theksoi se Tirana ka përqindjen më të lartë të të të vaksinuarve.

Silva Bino: Sa i përket vaksinimit, kemi një rritje në përqindjet e vaksinimit për doza të para e të dyta në dy javët e fundit, e cila ka sjellë dhe një rritje të mbulesës me vaksina në vend, e cila po arrin rreth 40% në popullatën e përgjithshme dhe rreth 50% në popullatën target. Kjo vjen si pasojë e një pune të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor, të të gjithë personave që janë të angazhuar në procesin e vaksinimit dhe pasjes së vaksinave.Përqindja e vaksinave mes Pfizer dhe Coronavac është thuajse e njëjtë, por mbizotëron Pfizer dhe natyrisht Astrazenenca.

Përqindje të lartë me vaksinimin ka Bashkia e Tiranës me mbi 57%. Janë disa bashki që kanë përqindje më të ulët dhe po punohet. Vihet re se kemi një besueshmëri të lartë të popullatës tek personeli shëndetësor, gjë që është e rëndësishme, por doja ta thoja këtu për të theksuar rëndësinë e personelit shëndetësor në procesin e vaksinimit.

Ajo çka vihet re është një rritje e menjëhershme dhe e aplikimit e dozave të treta, gjë që është e rëndësishme si një masë në lidhje me parandalimin e përhapjes së variantit Omicron, i cili njihet se është tejet infektues. Për vaksinimin e gripit, po ecën mjaft mirë dhe kemi qarkullim të gripit në vend, prandaj kush nuk është vaksinuar, duhet vaksinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re