Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino shprehet se testi i shpejtë i antigenit kryhet pesë ditët e para kur shfaqen simptomat e COVID dhe se përgjigjja del për 30 minuta.

Ajo pohoi se testi i shpejtë, i cili është siguruar nga Shqipëria, është gati 100 për qind efektiv dhe lehtëson autoritetet dhe personin e infektuar me virus.

“Testet antigene janë diagnostikuese. Nëse jemi brenda 5 ditëve të parave të sëmundjes, mund të kryhet ky test. Nëse kemi një person që ka më shumë se 5 ditë që janë diagnostikuar, atëherë duhet test PCR. Ky është një informacion që duhet të dihet. Nëse është pozitiv, ai është vërtetë pozitiv, mat ngarkesën virale. Përgjigja del për 30 minuta. Kjo është lehtësi e madhe sepse i jep direkt përgjigjen personit dhe lehtëson gjurmimin. Ky test do të na ndihmojë të plotësojmë disa elementë të punës sonë në terren. Po kryhen disa trajnime. Është test i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga FDA, pra është test që plotëson të gjitha cilësitë e saj.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re