Biologu i njohur Et’hem Ruka në një status në Facebook ka bërë apel për rëndësinë e përdorimit të maskës në një kohë kur shtohet numri i të prekurve me Covid-19.

Ai flet për një studim të Unversitetit të Kembrixhit, ku sipas tyre, mbajtësi i maskës i mbron më shumë të tjerët nga infeksioni se sa mbrohet vetë nga një i infektuar pa maskë.

Prandaj biologu thotë se kur të dy personat mbajnë maskë janë shumë të mbrojtur nga koronavirusi.

Postimi i plotë

MASKA JUAJ ME MBRON MUA, NDERSA MASK IME JU MBRON JU!
Kerkuesit e Universitetit te Kembrixhit kane perpunuar nje sere modelesh simuluese per te kuptuar si ndikon maske per rrezikun e perhapjes se coronavirusit.
Sipas tyre mbajtesi i maskes i mbron me shume te tjeret nga infeksioni se sa mbrohet vet nga nje i infektuar pa maske. Nese edhe tjetri mban maske te dy do te ishain shume me te mbrojtur nga koronavirusi.
Mesazhi eshte i qarte: maska ime ju mbron ju, ndersa maska juaj me mbron mua!
Nese 50% e popullsise do te mbante maske, piku i dyte i pandemise do te ishte me i vogel se ai i vales se pare. Nese 100% e popullates do te perdorte masken infektimi do te ishte minimal te pakten deri ne prodhimin e mundshem te nje vaksine.
Ky perfundim eshte i vlefshem edhe per ne shqiptaret. Ata qe mbajne nje maske mbrojne te tjeret, por jo veten ndaj:
Mbaj nje maske per te ruajtur te tjeret dhe kerko qe edhe te tjeret te mbajne nje maske per te ruajtur ju!
Miqesisht ju kerkoj ta shperndani sa me shume kete mesazh qe me duket i rendesishem.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re