Shpesh ne e përdorim termin “bipolar” për të tjerët, madje edhe për veten në situata të caktuara. Por jo të gjithë e dinë shumë mirë kuptimin dhe specifikën e këtij çrregullimi. Të kesh luhatje humori nuk do të thotë që të jesh bipolar, ndaj lexoni 11 fakte që duhet të dini për bipolaritetin.

Psikiatrja Denisa Hoxha tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se bipolariteti mund të jetë i trashëgueshëm nga prindërit.

“Është një çrregullim që më tepër vjen si pasojë e një trashëgimie ose çrregullimi biologjik. Faktikisht është një çrregullim që trashëgohet nga prindërit te fëmijët. Gjatë punës sonë shohim shumë pacientë që e kanë trashëguar nga prindërit ose gjyshërit. Ka një gjenetikë shumë të fortë si çrregullim”, tha psikiatrja.

11 FAKTE QË DUHET TË DINI PËR BIPOLARITETIN:

1- Nuk është e njëjta gjë sikur të keni humor të keq

2- Çrregullimi i bipolaritetit është i trajtueshëm

3- Nuk ndodh që 2 persona ta përjetojnë njësoj këtë çrregullim

4- Mania që kanë për t’u dukur euforikë nuk do të thotë se janë të lumtur

5- Hiperaktiviteti që ju ndodh nuk do të thotë se janë realisht në humor të mirë

6- Bipolariteti nuk i bën njerëzit të rrezikshëm

7- Këta njerëz nuk janë gjithmonë të stresuar

8- Mund të jesh bipolar dhe të kesh lidhje apo shoqëri të shëndetshme

9- Bipolariteti 2 nuk është domosdoshmërisht më i lehtë sesa bipolariteti 1

10- Ilaçet e bipolaritetit nuk të krijojnë varësi ekstreme

11- Njerëzit që pinë ilaçe për bipolaritetin nuk e kanë për qëllim t’i lënë, mund t’i pinë edhe gjithë jetës pa problem

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re