Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD e Rithemelimit, Jola Hysaj, në një postim në Facebook, ka denoncuar Bashkinë e Durrësit, ku thotë se pronat private i kthen në publike.

Sipas saj, kjo është bërë me “Rikualifikimin e lagjes 13 dhe lagjes 6”, ku parashikohen dhe prishje godinash.

Postimi i Hysajt: 

Bir Selman I nënës kë të qaj më parë!

Ndërsa Jorgo Goro pronat shtetëror I privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministreshash,

Bashkia  e  Durrësit pronat private I kthen në publike.

Madje madje dhe në lulishte, pa I vënë në dijeni pronarët.

Pyetjet kanë të bëjnë me “Rikualifikimin e lagjes 13 dhe lagjes 6”.

Për lagjen 6 më lindin pyetjet:

A ka pasur dëgjesa qytetare?

A e kalon fondi I rikualifikimit vlerën e pronës?

A po dhunohet e drejta e pronës private?

A po shkelet ligji?

Apo është çështje patronazhistesh?

Ah kur kërkohet vendimi 150 I Këshillit Bashkiak I vitit 2022  nuk na hapet faqja

Cila është arsyeja?

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re