Sipërmarrësja shqiptare Greta Prela, ka një histori shumë frymëzuese. Pas shumë vitesh punë si menaxhere e një restoranti në Veronë, ajo vendosi së bashku me familjen e saj ta blej.

Tashmë në rolin e pronares, Greta ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se si ndihet tani që jeta e saj ka ndryshuar. Sakaq, ajo zbuloi dhe një vendim shumë të rëndësishëm që familja e saj ka marrë për të birësuar një vajzë të sëmurë, në mënyrë që ta ndihmojnë për t’u kuruar.

“Unë kam kaluar shumë vite si menaxhere e ndërtesës. Nuk e harroj që kur e kemi marrë se ka qene një arritje familjare e imja, ka qene nje moment shumë i bukur. Nuk diskutohet kur punon vite e vite në një vend dhe thua që dhe sot e kësaj dite që jemi pronarë, prap jemi punëtorë të të njëjtit vend.

Qëllim kryesor i joni ka qene gjithmonë puna e puna, por me ndihmën e zotit dhe me shumë sakrifica ia kemi arritur. Unë kam dy çuna dhe një vajzë, vajzën e kam të birësuar. Anna ka dy familje të mëdha, por ka jetuar me ne. Për momentin Anna është në shtëpi dhe me ndihmën e zotit ka dal nga spitali.

Anna është pjesë e familjes, është vajza e nipit të burrit dhe kishte familje shëndetësore dhe në Shqipëri nuk arritën ta kuronin. Prandaj e kemi marrë në Itali, por vazhdoj ta them që Anna ka një familje të madhe, më ka mua dhe familjen e saj. Dashuria nuk i ka munguar asnjëherë”, rrëfeu Greta e emocionuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re