Një mace dhe një dhelpër ishin miq shumë të mirë. Ata kalonin kohë së bashku dhe i kalonin ditët me kënaqësi të madhe.
Dhelpra e konsideronte veten shumë të zgjuar dhe sa herë flitej për zgjuarsi, nuk linte asnjë mundësi për të thumbuar macen.
Macja ndonjëherë ndihej keq, por për shkak të miqësisë nuk thoshte asgjë.
Një ditë dhelpra dhe macja po pushonin në hijen e pemës pas drekës dhe filluan të flisnin.
Dhelpra tha: “Po sikur papritmas një kafshë grabitqare të na sulmojë. Atëherë çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur veten?”
Macja tha: “Unë di vetëm një mënyrë për të shpëtuar veten nga një situatë e tillë. Unë do të bëj vetëm atë.”
Duke dëgjuar këtë, dhelpra qeshi dhe tha: “Vetëm një mënyrë!! Ti di vetëm një rrugë… Më shiko, unë di një mijë mënyra. Nëse do, do t’i tregoj edhe dy ose tre mënyra të tjera.
Macja tha, “Jo nuk dua, çfarë më duhet di më shumë mënyra. Ajo që di, ka rezultuar të jetë efektive deri më tani. Unë do ta përdor atë për të shpëtuar veten.”
“Po.. mund ta kuptoj.. do ta kishit të vështirë të mësoni më shumë metoda. Është e vështirë për ty sepse nuk je mjaftueshëm inteligjente”, tha dhelpër filloi të qeshte sërish.
Macja u ndje keq dhe tha: “Çfarëdo që të jetë… Unë do të përdor të njëjtën mënyrë, që kam përdorur deri tani për të shmangur situata të rrezikshme.”
Papritur në atë moment një grabitqar doli me vrap drejt tyre. Edhe macja edhe dhelpra u trembën dhe e dinin nëse nuk gjenin shpejt një mënyrë për të shpëtuar, atëherë do të mbaronin pikërisht aty.
Macja dinte vetëm një mënyrë për të shpëtuar veten në një situatë të tillë dhe bëri vetëm atë, ajo u ngjit menjëherë në një pemë. Ndërsa dhelpra që njihte mijëra rrugë, nuk mundi të vendoste shpejt se çfarë rruge të përdorte për të shpëtuar nga ai zagar.
Dhe pikërisht kur dhelpra po mendonte mënyrën për të shpëtuar pa vepruar në asnjërën prej tyre, grabitqari u hodh mbi të dhe i dha fund.
Mësimi:
Është më mirë të kesh një plan që ke provuar dhe që e di se funksionon, sesa njëqind që i njeh por nuk i ke provuar fare.
/shkollaesuksesit.com