Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin tij, ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e opozitës.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes, Berisha tha se biseda me deputetë është private, ndërsa theksoi se PD do të  marrë çdo masë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës.

“E patë, cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese. PD do të  marrë çdo masë për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës.

Bisedat private nuk mund të jenë objekt…O sot o kurrë, nuk kam sekrete. Reagimi i deputetëve është i shkëlqyer”, tha ish-kryeministri.

I pyetur se nëse vendoset masë sigurie arrest me shtëpi, ku do të qëndrojë në shtëpi apo në zyrën e tij në selinë blu, Berisha duke qeshur tha: “Çështja do të diskutohet me avoketërit”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re