Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Joe Biden vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjet rajonale dhe ato lidhur me Samitin e NATO-s.

Në një deklaratë nga Drejtoria për Komunikime të Presidencës Turke thuhet se Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden në të cilën diskutuan për çështjet rajonale dhe marrëdhëniet Türkiye-SHBA.

Erdoğan dhe Biden bënë gjithashtu edhe vlerësime për agjendën e samitit përpara takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s që do të mbahet në Madrid.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re