Kapiten i Rangut të Parë (L) dhe ish-Zëvendëskomandant i Forcës Detare, Artur Meçollari, përmes një interviste të dhënë në studion e lajmeve të televizionit FaxNeës, ka komentuar lajmin e bërë publik nga Reuters, se Shqipëria dhe ShBA-të po negociojnë për ardhjen e shtetasve afganë për strehim në Shqipëri.

Meçollari shprehet se personat që mund të vijnë kanë qenë e pjesë e koalicionit të NATO-s dhe ShBA-ve, në rolin e përkthyesve dhe nuk ka asgjë të keqe që një pjesë e tyre të strehohen në Shqipëri për aq kohë sa kanë qenë aleatët tanë në këtë luftë të përbashkët.

“Unë nuk jam në gjendje të them nëse ka pasur ose jo bisedime. Ky është deklarim që ka bërë Agjensia Reuters, një agjensi e besueshme. Dhe nëse nuk ka patur bisedime unë jam i bindur që do të ketë, pasi ky është një vazhdim i angazhimit të Shqipërisë për koalicionin e NATO-s dhe ShBAV-e në Afganistan.  Bëhet fjalë për një numër të kufizuar përkthyesish, siç i quanim ne në Afganistan,  të cilët kanë riskuar po aq sa pjestarët e koalicionit, biles mund të them që kanë riskuar se një pjesë e madhe e forcave multinacionale të NATO-s në Afganistan.

Është detyrim i koalicionit që këta t’i nxjerrë të sigurtë nga Afganistani.

Duhet të kuptojnmë që këta kanë qenë shtetas afganë që kanë punuar për koalicionin, quheshin përkthyes por kuptohet që kishin dhe detyra të tjera.

Jetonin në Afganistan jashtë kazermave ushtarake me familjet e tyre dhe risku i tyre ishte shumë i lartë. Këta ishin njerëz të koalicionit, pra ishin njerëz që na shërbenin ne. Qëndrimi i tyre në Afganistan është i rrezikshëm për ta dhe familjet e tyre.

Njëkohësisht ata ishin pjesë e koalicionit, ishin të kontraktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e koalicionit.

Ne si shtet që kishim qenë pjesë e koalicionit në Afganistan, kemi detyrim dhe këta njerëz që na kanë shërbyer të dalin të sigurt nga Afganistani.

Shqipëria ka qenë pjesë e koalicionit dhe nuk ka asgjë të keqe që një pjesë e tyre të strehohet në Shqipëri si aleatët tanë në këtë luftë të përbashkët”, tha Meçollari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re