Ambasada e Gjermanisë në Tiranë reagon për nisjen e procesit të integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

 

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada gjermane thekson se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

 

“Bisedimet për anëtarësim në BE 🇪🇺 kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.”- shkruhet në reagimin e ambasadës gjermane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re