Skip to content

Bisedimet në Stamboll përfundojnë, Zelensky thotë se Kievi dhe Moska do të diskutojnë shkëmbimin e të burgosurve të luftës

AA 20250602 38161979 38161977 TURKIYERUSSIAUKRAINE TRILATERAL MEETING IN ISTANBUL 1748867655 1

Ukraina dhe Rusia drejt një shkëmbimi të ri të të burgosurve pas bisedimeve në Stamboll

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi se Kievi dhe Moska do të punojnë për një marrëveshje të re shkëmbimi të të burgosurve, pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve për paqe, të mbajtura në qytetin turk të Stambollit.

Ky raund i dytë vjen pas një takimi të mëparshëm muajin e kaluar, i cili nuk solli përparim konkret, megjithatë palët kishin arritur një marrëveshje fillestare për shkëmbimin e të burgosurve.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke deklaroi se bisedimet “nuk përfunduan negativisht”, duke lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e dialogut në të ardhmen. Takimi u organizua nga Turqia, në një kohë kur intensiteti i luftimeve mes dy vendeve është rritur ndjeshëm.

Të dielën, Ukraina kreu sulme të paprecedentë me dronë në disa rajone të Rusisë, duke shënjestruar bazat ajrore në pesë rajone të ndryshme. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, operacioni shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa Ukraina njoftoi për shkatërrimin e të paktën 13 avionëve luftarakë.

Në anën tjetër, Rusia ndërmori një sulm raketor në një bazë ushtarake në rajonin Dnipro të Ukrainës, ku raportohen të paktën 12 ushtarë të vrarë.

Presidenti Zelenskyy, duke komentuar mbi operacionet ajrore ukrainase, i cilësoi ato si “absolutisht të shkëlqyera”.

Përshtati në Shqip S