Ish zv/ministrja e Jashtme Edith Harxhi ka komentuar tensionet në kampin e muxhahedinëve në Manzë pas ndërhyrjes së policisë me urdhër të SPAK.

Capture

Në një lidhje me gazetarin Endri Xhafo në emisionin “Log.” në Panorama TV se situate është e lidhur me atë globale, që kanë të bëjnë me bisedimet sekrete mes SHBA dhe Iranit sa i takon marrëveshjes nukleare.

“Atëherë në radhë të parë është e vërtetë që kishte një lloj mungese aksesi. Ka qenë një kamp refugjatësh dhe për këtë arsye ka qenë në mbrojtje të plotë nga shteti. Nuk ka pasur shumë informacion për kampin. Kjo që ka ndodhur sot ka qenë një dhunë jo proporcionale.  

Mendoj që situata është lidhur në përgjithësi me situatën globale sot dhe atë që Al Jazeera e ka quajtur bisedime sekrete mes SHBA dhe Iranit sa i përket marrëveshjes së re nukleare. Mendoj që nuk mund të hyjë qeveria shqiptare pa u këshilluar me ambasadën e SHBA”, deklaroi Harxhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re