Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar lidhur me avokatin Artan Simoni, i cili u caktua nga Gjykata e Posaçme si avokati mbrojtës i ish-kryeministrit, të marrë tashmë nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Në reagimin e tij në Facebook, Shkëlzen Berisha ka shpërndarë një status të avokatit, i cili dy ditë më parë fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”-shkruan Shkëlzen Berisha, ndërkohë që shkrimit i ka bashkëngjitur statusin e avokatit:

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit.

Kujtojmë se avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën e GJKKO-së, pasi sipas tyre janë rrëzuar kërkesat e tyre për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka.

Avokati Gjokutaj tha se u kërkua që të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese vendimi për caktimin e kufizimeve ndaj Sali Berishës, por edhe kjo nuk është pranuar. Sipas Gjokutajt, GJKKO do të vijojë seancën me avokat të caktuar kryesisht.

LEXONI EDHE: Avokatët e Sali Berishës braktisin mbledhjen e GJKKO! Ja çfarë ndodhi gjatë seancës me dyer të mbyllura!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re