Janë shumë të mira dhe nëqoftëse ju tepron ndonjë, mund edhe t’i paketoni e t’i bëni dhuratë për miqtë e të dashurit tuaj!

Fotografia e Si shijon Përbërësit (për rreth 40 biskota):

250 gr gjalpë lope pa kripë 2 filxhanë çaji (filxhanë nga ata te dikurshmit me vëllim rreth 240 ml, që nuk janë shumë të mëdhenj) miell gruri për çdo përdorim.

sheqer pluhur (gjysmë filxhan çaji për brumin dhe 1 filxhan për të lyer biskotat nga jashtë), ka në supermarket paketim gjysmë kg nga Neranxi.

140 gr bajame (rreth një filxhan çaji) Vanilje (1 zarf vanilje me sheqer)

Përgatitja:Gjalpi duhet të jetë i zbutur në temperaturë ambienti.Bajamet i vendosim në ujë të nxehtë për 15 minuta derisa të mund t’ju hiqet kollaj lëkura. Pasi i kemi pastruar te gjitha nga lëkura, i pjekim në furrë te nxehtë derisa të marrin pak ngjyrë, rreth 10 minuta.

Më pas i grijmë hollë në blender (duhet të bëhen si miell i trashë). Përziejmë miellin, sheqerin pluhur, vaniljen dhe bajamet e grira. Më pas shtojmë gjalpin duke e ndarë copa-copa. Me duar përziejmë dhe gjalpin me përbërësit e tjerë derisa të formohet një brumë homogjen.

Mbulojmë një tepsi me letër furre dhe përgatisim biskotat në formë topthash të vegjël. Madhësia duhet të jetë pak më e madhe se një kokërr arre. Duhen vendosur 2-3 cm larg njëra tjetrës që të mos ngjiten gjatë pjekjes.

Biskotat piqen në furrë të parangrohur në 170-180 gradë për 20-25 minuta. Nuk është problem nëse ju duken pak të buta kur i nxirrni nga furra. Pasi janë pjekur i heqim me kujdes nga tepsia që të mos thërmohen dhe i lemë të ftohen për 2-3 minuta. Pasi janë ftohur pak, i lyejmë me sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re