Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbërthyer të gjithë skemën, që sipas tij çoi në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, prapa gjithë dosjes qëndron Belinda Balluku dhe Oltion Bistri, ish shefi i operacionales, i cili ndodhet në burg.

Ish-kryeministri tha se letra në SPAK ka shkuar nga Fieri, aty ku ndodhet në burg edhe Oltion Bistri.

Sipas Sali Berishës, Oltion Bistri kishte vendosur një sistem përgjimi, por u zbulua, ndërsa listën për të përgjuar ia jepte Balluku.

Kreu i PD-së deklaroi se Rama ishte për arrest shtëpie, por nuk e mendoi vendimin e prokurorëve dhe të gjykatësve, ndërsa theksoi se kryeministri nuk e donte në burg Veliajn, pasi sipas tij e shikon veten bashkë me të.

“Tani, pse nuk u arrestua në atë kohë. Unë nuk mund të them, se ky se ç’bëri disa udhëtime jashtë dhe brenda. Por që Edi Rama e përgatiti arrestimin, e përgatiti.

Tani vijmë te Nesti Angoni. Çfarë është ky? Është Lubi Balluku me Edi Ramën. Letra ka ardhur nga burgu i Fierit. Bistri është në burgun e Fierit që ta dini ju. Por Bistrin nuk e zbërthyet. Më vjen keq që media e kaloi Bistrin në mënyrë shumë sipërfaqësore. Por Bistri ishte një supermafioz, më i besuari për Ramën dhe Lubinë, sepse Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të zyrtarëve të tjerë, jashtë procedurave.

Ai kishte vendosur një sistem të veçantë përgjimi dhe u zbulua. Dhe atë në mënyrë absolute kishte vetëm një njeri që i jepte listën dhe kjo ishte Lubi Balluku.

Dhe në letrën e Angonit ka të dhëna të qarta të regjistrimit të telefonave të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, por jo vetëm bashkëshortes, por edhe bashkëpunëtorëve të tij, nga Bistri.

Kështu që në këtë kontekst, Rama përgatiti të gjithë gropën, por ishte për një arrest shtëpie dhe nuk ia preu mendja se prokurori dhe gjykatësi, me ato çka servirën vetë këta, nuk i serviri opozita ato, dosjet tona i mbyllin ata, nuk pyesin fare. Ato që paraqiti qeveria e fundosën Erion Veliajn.

Është vepër e përbashkët. A e dëshironte Edi Rama sot në burg atje ku është? Jo, se e sheh vetën e vet. Rama e ka kuptuar se kjo dosje që kam unë këtu, që ka qindra… ja qindra fatura, është dhjetë herë më voluminoze për Ramën dhe Ramicën.Rama e ka kuptuar se me Veliajn i bëri gropën vetes”,tha Sali Berisha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko