Qeveria Koreano – Jugore tha ditën e Enjte se planifikon të ndalojë tregimin e monedhave kriptografike duke çuar në pikiatë vlerën e bitcoin dhe hedhur dyshim mbi të ardhmen e tregut të monedhave virtuale.
Një goditje ndaj monedha virtuale në Korenë e Jugut do të ishte kritike për të ardhmen dhe kërkesën globale për monedha kriptografike.
Ministri i Drejtësisë Park Sang-ki tha se qeveria e vendit të tij po përgatiste një draft për ndalimin e tregtimit të monedhave virtuale në bursa kombëtare.
Ky draft ka nevojë për votën e shumicës së 297 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, një proces që mund të marrë muaj dhe vite kohë.
Aktualisht bitcoin këmbehet me 13,836 dollarë sipas CoinMarketCap.com. Vitin e kaluar vlera e monedhës u 20-fishua duke arritur deri në 20,600 dollarë në Dhjetor kur filloi këmbimi nga grupit CME dhe Cboe.
Lajmi për ndalimin e bitcoin në Korenë e Jugut erdhi pas shtrëngimit të masave në disa vende të botës.
Gjatë kësaj jave bursa Coinone dhe Bithumb u bastisën nga policia për evazion fiskal.
Të Hënen CoinmarketCap.com hoq të dhënat që vinin nga bursat Koreano Jugore. /PCWorld Albanian

(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) return;
js = d.createElement(s); js.id = id;
js.src = “//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.8&appId=2367341996740577”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re