Mesa duket “Bitcoin” eshte kthyer ne nje kercenim serioz ndaj atyre që tradicionalisht kanë pasur monopolin e parasë, bankave dhe qeverive.
 
Deklaratat e fundit negative nga bankat e mëdha shoqëruar nga sulmet e qeverive të vendeve ndaj monedhave virtuale dhe ICO-ve, mund të shikohen në një farë mënyrë si përgjigja e këtyre institucioneve ndaj popullaritetit në rritje të Bitcoin.
 
Bitcoin gjithnjë ka pasur potencialin për të qenë monedha e re jashtë influencës së bankave dhe shteteve, por ndërsa adoptimi i saj është rritur, kërcënimi për të parët është më i prekshëm se kurrë më parë.
 
Kufizimi i potencialit të Bitcoin
 
Gjëja e cila më pak duhet të na çudisë është fakti se bankat, siç është rasti i JP Morgan, kanë nisur një retorikë virale e cila paraqet bitcoin si një mashtrim suksesi i së cilës do sjell fundin për bankat e mëdha dhe institucionet financiare, shkruan PC World.al.
 
E njëjta vlen edhe për shtetet. Një monedhë e decentralizuar u heq një pushtet të madh nga duart ndërsa qeveritë kërkojnë të mbajnë nën kontroll monedhën. Taksat dhe rregullimi i parasë janë një mjet me të cilin ushtrojnë pushtetin qeveritë.
 
Fuqizimi i Bitcoin ka bërë analistët të mendojnë se tregtisë tradicionale i ka ardhur fundi.
 
Frika e tradicionalistëve
 
Me një monedhë virtuale popullore, shtetet do të humbasin një sasi të konsiderueshme të ardhurash, përfshirë edhe fitimet e gjeneruara nga shtypja e parasë si dhe fuqinë për të kontrolluar ekonominë.
 
Për sektorin bankar, të humbasësh pushtetin për të kontrolluar qarkullimin e parasë mes bankave qendrore dhe ekonomisë, do të thotë “crash” i modelit të biznesit dhe vetë ekzistencës së sistemit monetar.
 
Frikë e pajustifikueshme?
 
Kjo frikë mund të jetë e ekzagjeruar edhe pse Bitcoin ka filluar të fluturojë në qiejt e sistemit monetar tradicional. Duke qenë një sistem i decentralizuar, ajo ka potencialin për të qenë pjesë plotësuese e sistemit më shumë sesa kërcënuese.
 
Një profesor i ekonomisë pranë LIU Post shprehej:
 
“Monedha virtuale, siç është rasti i Bitcoin, ndihmon dhe lehtëson procesin e huadhënies. Kujtoni çfarë ndodhi gjatë krizës financiare të periudhës 2007-2008. Kreditë ranë ndërsa bankat ndaluan huadhënien duke ngrirë tregjet.
 
Me një monedhë virtuale si Bitcoin, huadhënia është e decentralizuar, dhe si rezultat ajo mund të vijojë, duke lejuar paranë të shkojë aty ku është nevoja.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko