Bizelet janë perime që bëjnë pjesë në familjen bishtajore (leguminosae). Emërtimi botanik i tyre është Pisum Sativum.

Kjo bimë vilet në pranverë deri në fillimin e dimrit, por mund të gjendet në treg gjatë gjithë vitit në formën e ngrirë, të konservuara (në kanoçe), apo të thara. Bizelet mendohet se origjinen e ka nga Azia e mesme.

Sot në botë gjenden më shumë se 1000 kultivarë bizelesh, jeshile dhe të verdha. Vendet kryesore të prodhimit të bizeleve në botë janë Kanadaja, SHBA, Europa, Kina, India, Rusia dhe Australia.

Ato janë të pasura me proteina si dhe përmbajnë vitamina dhe minerale të shumëllojshme. Bizelet ndryshojnë nga fasulet. Ato kanë përmbajtje më të lartë kalciumi dhe fosfori, por kanë nivele të ngjashme me fasulen të proteinave dhe karbohidrateve. Përmbajtja e fibrave te bizelja i siguron trupit nivele më të ulëta kolesteroli, duke i bërë ato një ushqim të mirë për personat me dietë.

Bizelet janë perime shumë të ushqyeshme pasi përmbajnë shumicën e vitaminave të grupit B, të cilat shërbejnë për të përmirësuar metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Ato janë të pasura me vitamin B1 apo thiamin. Bizelet janë plot acid folik dhe një burim i mirë i riboflavinës, niacinës dhe piridoksinës.

Bizelet përmbajnë gjithashtu nivele të larta të vitaminës A, C dhe K. Shumë kalcium, magnez, mangan, zink, bakër, hekur dhe kalium. Përmbajnë shumë proteina, dhe duke qenë se kanë proteina të një cilësie të mirë, mund të bëhen zëvendësuese të mishit nëse konsumohen në sasi të njëjtë me të. Janë burimi më i mirë i fibrave të tretshme dhe kanë nivel shumë të ulët yndyre.

Vlerat ushqimore që bizelet i shtojnë trupit të njeriut varen gjithashtu nga sasia e përdorur për konsum. Këtu më poshtë janë listuar vlerat ushqimore të bizeleve në një racion prej 100 gramësh.

Fibra 5.1 g

Fosfor 108 mg

Yndyrna 0.4 g

Vitaminë A 38 μg

Vitaminë C 40.0 mg

Kalcium 25.0 mg

 

 

Hekur 1.5 mg

Magnez 33.0 mg

Thiamin apo Vitamin B1 0.3 mg

Beta-karoten 449 μg

Karbohidrate 14.5 g

 

 

Riboflavin apo Vitaminë B2 0.1 mg

Niacin apo Vitaminë B3 2.1 mg

Acid Pantothenic apo Vitaminë B5 0.1 mg

Vitaminë B6 0.2 mg

Sheqerna 5.7 g

Folate apo Vitaminë B9 65 μg

Energji 80 kcal (340 kJ)

Proteina 5.4 g

Kalium 244 mg

Zink 1.2 mg

Ajo që i bën bizelet kaq të shëndetshme është roli që ato luajnë në forcimin e sistemit imunitar. Përmbajta e vitaminës A në këtë perime është afërsisht sa 22 % e nevojave ditore të trupit për këtë vitaminë. Duke e përfshirë këtë perime sa më shpesh në gatimet e përditshme, njerëzit mund të ndihmojnë aftësitë natyrore të trupit për tu ruajtur nga sëmundjet.

Hekuri dhe vitamina C që gjenden në këtë perime luajnë gjithashtu rol në forcimin e sistemit imunitar dhe ndihmojnë funksionimin e tij. Antioksidantët e gjendur në këtë perime ngadalësojnë procesin e plakjes.

Bizelet e freskëta mund të përmbajnë vlera të ndryshme ushqimore nga bizelet e thara apo të konservuara. Bizelet e thara përmbajnë më shumë kalori për shkak të mungesës së ujit. Bizelet përmbajnë 5.1 gram fibra për 100 gram kokrra. Përmbajtja e sasive të duhura të fibrave në dietë është e rëndësishme jo vetëm për të përmirësuar aftësinë që ka trupi për të mbajtur të ulëta nivelet e kolesterolit, por dhe për të frenuar urinë që mund të vijë ndërmjet vakteve.

Burimi i mirë i fibrave te bizelja përmirëson efikasitetin e aparatit tretës dhe aftësitë absorbuese të trupit për elementë ushqyes. Vitamina K që gjendet në këtë perime thuhet se është në gjendje të ndihmojë në funksionimin e mirë të masës kockore. Ajo mund ta arrijë këtë nëpërmjet përmirësimit të aktivitetit osteo-tropik.

Bizelet përmbajnë një sasi të lartë vitaminash B, si dhe antioksidantë unikë, që mund të ndihmojnë me rezistencën e lartë gjatë stërvitjes apo aktiviteteve të tjera. Kështu, nëse jeni të interesuar të rrisni energjitë në mënyrë natyrore, pa përdorimin e suplementeve, ngrënia e këtij ushqimi do të ishte posaçërisht për këtë punë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re