Ndërpritet përkohësisht seanca gjyqësore për personat e arrestuar në kuadër të operacionit të madh “Metamofoza” , ku u prangos biznesmene, ish-drejtues poliicie dhe prokurore të perfshirë në krime të rënda, kryessiht në dosjet e porositjes së disa vrasjeve me pagese.

 

Seanca u ndërpre për 2 orë, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes.

 

SPAK ka ngritur akuza për 12 vepra penale ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesit të forces operacionale Oltian Bistri, ish-prokurorit Xhevahir Lita si dhe shtetasve Edmond Preka, Astmer Bilali, dhe Ardrit Hasanbegaj.

 

Një pjesë e veprave penale për të cilat akuzohen këta shtetas janë grupi i strukturuar kriminal, korrupsion, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave.

 

Gjykata e Posacme do të japë në mungesë edhe masat e sigurise për personat që nuk u kapën dot gjatë këti operacioni dhe janë shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Elion Hato dhe Bardhyl Mavraj.

 

Dy shtetas të tjere që u arrestuan gjatë kontrolleve të banesave në kuadër të ketij operacioni të madh janë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta. Atyre iu gjeten armë.

 

Strumbullari i dosjes së madhe ishte vrasja e Gjin Ndojit. Përgjimet për vrasjen e këtij shtetasit kanë future në rreth një grup të madh personazh që nga ervis Martinaj, tashmë I zhdukur prej kohësh, pjestarë të grupit të Bajrave në Shkodër, biznesmenin Pelumb Gjoka, emra të tjerë me rekorde kriminale e deri tek drejtues të institucionee ligjzbatuese sikurse ish-drejtues të forcave operacionale dhe prokurore.

Hetimet dhe përgjigjet në kuadër të vrasjes së Gjin Ndojit kanë nxjerrë në skenë një mekanizëm të frikshëm të lidhjes mes biznesit, politikes dhe krimit , ku thelbi ishte porositja e vrasjeve për shumë persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re