Paulin Deda 34-vjeç i arrestuar të Martën në Durrës në tentativë për të shitur 2 mina me sahat, nuk është rast spontan në këtë veprimtari kriminale që ka nisur të kthehet edhe në biznes. Në bazë të shifrave të grumbulluara nga Fax News konstatohet se nga fillimi i vitit 2021 janë sekuestruar rreth 30 mina të tilla. Numri i personave të arrestuar është më shumë se 15, kryesisht nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, Lezhës dhe Elbasanit.

Çmimi i një mine të tillë referuar edhe përmasave normale të saj kap vlerën deri në 3000 euro. Personat e arrestuar për shkak të disponimit të bombave të tilla, në shumicën e rasteve kanë rezultuar me precedet të mëparshëm penal. Në këtë pikë Kruja dhe Fushë-Kruja si qendra e transportit dhe konstatimit të tyre, ka ngjallur dyshime që mund të jetë edhe gjeneza e prodhimit të lëndëve të tilla.

Qytetet e cituara më sipër janë evidentuar si prodhuese të këtij mekanizmi ku përveç tyre, minat shiten edhe në qytete të tjera të vendit nga ku përdoren për atentate apo veprimtari kriminale kundër jetës dhe pronës.

Pas çdo sulmi me tritol ose bomba me telekomandë, Forcat Xheniere që janë ato që përcaktojnë bezën materiale të lëndëve plasëse në rastet përkatëse.

Kjo veprimtari kriminale në çdo aspekt të saj duke nisur nga prodhimi, shitja, blerja, tregtimi dhe transportimi, pa lejen autoriteteve kompetente, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Mënyrat më të praktikuara janë lëndët plasëse që kanë përbërje të kapsollave detonatore, fitilit zjarrpërcjellës etj.

Por çfarë ndodhi të martën në Durrës?!Paulin Deda kishte ardhur nga Miloti në qytetin bregdetar për të shitur 2 mina me telekomandë kundrejt 6 mijë eurove përkatësisht nga 3 mijë euro secila. Por ky plan i dështoi me ndërhyrjen e policisë ndërsa operacioni u finalizua në lagjen nr.13, në zonën e Plazhit në vendin e quajtur “Terminali i autobusëve”. Grupi i hetimit po merret me zbulimin e origjinës dhe destinacionit të kësaj lënde plasesëse ku nuk përjashtohet mundësia e prangosjes së personave të tjerë.

Vetëm pak ditë më parë u arrestua 50-vjeçari Arben Elezi nga Larushku i Fushë-Krujës, i cili rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëvë, dhunë në familje dhe armëmbajtjes pa leje. Atij iu gjetën katër mina./Fatjon Gjinaj-FaxNews

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re