10 dyqane të tjera do ti shtohen Pazarit të Vjetër të Korçës.

Ata janë në proces rikonstruksioni dhe do të hapen në rrugët periferike si vazhdimësi e bizneseve turistike.

Investuesit shprehen optimistë se Pazarit të Vjetër të Korçës do t’i rikthehet shkëlqimi.

Në të njëjtën linjë është edhe Brigen Lika dhe Xhimi Duro, të cilët po ashtu janë duke ngritur biznesin e tyre në vendin më atraktiv të qytetit.

Dyqanet në Pazarin e Vjetër po bëhen gati të rihapen, duke respektuar rregullat. Në këtë Pazar janë 140 dyqane dhe 6 hane, pjesa më e madhe e të cilave janë funksionale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re