Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ka vijuar takimet me bizneset në kryeqendrën e Veriut.

Taksat e larta dhe konkurenca e pa ndershme jane një nga polematikat kryesore, të cilat qytetarët i shprehën te drejtuesi politik Bushati.

Gjatë këtij takimi qytetarët evidentuan faktin se ndihen të harruar, por edhe të pa mbështetur nga qeveria prej tetë vitesh.

Biznesmenët shprehen se janë në prag të falimentimit, fuqia blerëse ka rënë në mënyrë drastike, ndërsa taksat për biznesit janë rritur edhe më shumë.

Helidon Bushati, shpalosi programin e PD që sikunder u shpreh në bazë ka taksa të ulta. Bushati tha se biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5 përqind te xhiros.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re